Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkoi në Himarë me hordhi me vete për t’i bërë presion banorëve dhe për t’i vjedhur votën në zgjedhjet e 4 gushtit.
Gjatë takimi përmbyllës së fushatës së kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria, Noka theksoi se himariotët do t’i rezervojnë sërish refuzimin Ramës, pasi në 11 vite të qeverisjes së tij, nuk është kujdesur për banorët, duke mos i siguruar as ujin.
Noka u shpreh se me burgosjen e Fredi Belerit, Rama mendoi se do të burgoste himariotët, por gaboi rëndë pasi Beleri ërfaqëson çdo qytetar të ndershëm dhe të lirë të këtij vendi.
‘Do të jemi prezent me ju derisa të numërohet vota e fundit dhe do të garantojmë që vota juaj do të vendosë. Vota juaj do të shkojë për Petro Gjikurinë’, tha Noka gjatë fjalës së tij.
Noka: I keni dhënë një mesazh të madh jo vetëm Himarës por të gjithë Shipërisë. Erdhi me hordhi për t’ju presionuar për tju vjedhur votën por refuzimin do të marrë. Ju e refuzuat sepse ai nuk është kujdesur asnjë ditë të qeverisjes së tij për ju. Viti 2024 dhe këtu nuk ka ujë. Dhe prandaj ai nuk vjen dhe të kërkojë votën por shpresa e tij është të blejë dhe vjedhë votën. Ju do të votoni në 4 gusht sepse ju në zgjedhjet e para fituat. Kryetari juaj ishte Fredi Belerit. Ai mendoi se me burgosjen e Fredi Belerit do tu burgoste ju. Fredi Beleri përfaqëson çdo qytetar të ndershëm dhe të lirë të këtij vendi...Edi Rama e ka vendin te koshi i plehrave. Do të jemi prezent me ju derisa të numërohet vota e fundit dhe do të garantojmë që vota juaj do të vendosë. Vota juaj do të shkojë për Petro Gjikurinë. Fitore, fitore...
© SYRI.net