‘GJK duhet të ishte e prerë me kohë në lidhje me mandatin e Xhaçkës’/ Meta: Himara? Do të kemi të njëjtin qëndrim me PD

‘GJK duhet të ishte e prerë me kohë në lidhje me mandatin e Xhaçkës’/ Meta: Himara? Do të kemi të njëjtin qëndrim me PD

14:34, 10/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet në lidhje me vendimin e GJK për mandatin e Olta Xhaçkës dhe si dhe për zgjedhjet në Himarë.

Sa i përket vendimit të sotëm të Kushtetueses, Meta tha se edhe kjo gjykatë është e kapur nga Rama dhe se qëndrimet e saj duhet të  ishin të prera dhe të qarta me kohë.

“Konflikti i interesave është në nivelet me të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese është i kapur nga Rama-forma. Qëndrimet e saj duhet të kishin qenë të qarta dhe të prera me kohë” tha Meta.

Në lidhje me zgjedhjet në Himarë, ai theksoi se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca kërkoi të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës.

Ai shtoi se Partia e Lirisë do të mbajë të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike.

Lidhur më zgjedhjet në Himarë, duke të theksoj se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz.

“Gjithcka është bërë fakti i kryer, duke tentuar të marrë me dhunë bashkinë e Himarës. Eshtë e qartë që vendi është në momentet më të errëta të demokracisë dhe respektimin të shtetit ligjor pasi të gjithë e dimë që për të lejuar Belerin për të bërë betimin ishte e pamundur dhe për ta çuar në KQZ për t’i hequr mandatin ishte e mundur.

Në lidhje me bashkinë  e Himarës do të kemi të njëjtën qëndrim me PD” u shpreh presidenti i PL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco