Çështja Gërdeci/ Mediu: Pretendimet e prokurorisë shkojnë deri në absurditet

11:56, 10/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili është në gjyq nga SPAK në lidhje me çështjen e Gërdecit, ka folur sot për mediat në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet.

Sipas tij, disa pretendime të prokurorisë janë absurde.

‘Pretendimet e tyre shkojnë deri në absurditet.

Siç e dëgjuat edhe prokurorin në fund, që tha se, janë tre elementë për të cilat ka përgjegjësi ministri, dhe njëri nga këto është se nuk është paguar nga SAC tatimi, që vetë ekspertët thanë se nuk është dëm.

E dyta ka të bëjë me komisionin e çmimeve dhe ku ministri nuk ka lidhje fare me çmimet, sepse lista vjen në bazë të një VKM.

Dhe e treta pastaj është çështja e transportit, ku ligjet thonë se, brenda Ministrisë së Mbrojtjes transporti bëhet pa pagesë.

Ky nuk është më një proces gjyqësor, por proces inkuizitor, i cili synon që ti marrë gjërat të mirëqena pa pyetur dhe pa bërë debatin gjyqësor. Pra për tu vendosur përballë disa fakteve të shkruara që nuk kanë asnjë lidhje me përgjegjësinë e ministrit’, tha ndër të tjera në fjalën e tij, Fartmir Mediu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco