Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta konferencë për mediat

VIDEO/ Ajet Ramçaj: Kohët kanë ndryshuar, ne duhet ta marrim sërish në dorë fatin e vendit

11:53, 10/07/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi i Grupimit Dhjetor ’90, Ajet Ramçaj me anë të një deklarate nga selia e Partisë Demokratike, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen dhe të dalin në protestë nesër në 11:00 korrik, ora 20:00.

Ramçaj u shpreh se, ka ardhur koha që shqiptarët të marrin sërish në dorë, fatin e vendit.

Deklarata e Ajet Ramçaj:

Ne, studentët e Dhjetorit 1990, u ngritëm në revoltë ndaj regjimit më të egër komunist në Europën Lindore.

Ishim shumë pak, rreth 20 mijë persona, as 1% e popullsisë së asaj kohe, kundër regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

Në grevën e Urisë së 18-20 shkurtit të vitit 1991 ishim rreth 720 vetë.

Sot kohët kanë ndryshuar.

Jetojmë në një demokraci fiktive, krejt e kundërta e asaj për të cilën u ngritëm para 34 vjetësh.

Mbi 1 milion shqiptarë kanë braktisur vendin, në eksodin më të madh të kësaj toke, që nga rënia e Krujës dhe vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Sot, pas 34 vitesh, studentët e Dhjetorit ’90, por edhe ata të të gjithë dhjetorëve pas tij, që kanë mbetur këtu apo kanë ikur jashtë, po bëhen dëshmitarë të instalimit të një regjimi të dytë autoritar: thelbi është enverist, ndërsa mbulesa demokratike.

Sot, në emër të studentëve të Dhjetorit ’90, ju bëj thirrje të gjithë studentëve, të gjithë qëndrestarëve, të gjithë atyre që besuan atëherë, e besojnë tani, te një Shqipëri më e mirë, merrni pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik, ora 20:00.

Parulla jonë atëherë ishte: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Kohët kanë ndryshuar dhe ne duhet ta marrim sërish në dorë fatin e vendit: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!

Më 11 korrik ora 20:00, të gjithë në shesh!

O sot o kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco