Xhaferri: Pastrimi i parave në ndërtim, projekt qeveritar si kanabizimi, në 11 Korrik në shesh kundër Narkoekonomisë!

Xhaferri: Pastrimi i parave në ndërtim, projekt qeveritar si kanabizimi, në 11 Korrik në shesh kundër Narkoekonomisë!

11:41, 10/07/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Dekadën e fundit numri i familjeve që nuk kanë një pronë në Shqipëri u rrit me 87%, në një kohë kur vetëm në Tiranë janë rreth 50 mijë apartamente bosh dhe qindra objekte janë në ndërtim e sipër. 

Në bazë të pagës mesatare në Shqipëri, një çifti të ri i duhen mbi 60 vite për të blerë një apartament në Tiranë dhe aktualisht strehimi i të rinjve është një emergjencë kombëtare, pasi ata janë të ekspozuar nga shteti përballë zhvatjes për shkak të çmimeve të kripura të tregut imobiljar që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ekonomik në Shqipëri. 

Pas këtyre të dhënave, fshihet fenomeni i pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, fenomen i denoncuar nga FMN, sipas së cilës forcimi i lekut ndaj euros nuk shpjegohet me faktorë ekonomike, i denoncuar nga Antimafia dhe autoritetet ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët në raportet e tyre për grupet kriminale shqiptare, evidentojnë se lehtësia për të pastruar para në Shqipëri kryesisht në ndërtim dhe turizëm  me bekim qeveritar është në themel të fuqizimit tyre. 

Pastrimi i parave në ndërtim, është një projekt kriminal i ngjashëm me kanabizimin e vendit, që vetë ish numri 2 në qeverinë Rama Arben Ahmetaj e ka konfirmuar se ishte një projekt i Edi Ramës. 

Kanabizimi, rrënoi sipërmarrjen e ndershme, bujqësinë, kriminalizoi armatën e policisë dhe të drejtësisë dhe përgjaku Shqipërinë. 

Por Kryeministri Edi Rama nuk u ndal, pasi si ish Kryetar Bashkie, i majmur nga 20% i ryshfetit me lejet e ndërtimit, ideoi projektin e pastrimit të parave në ndërtim, një projekt që ka fuqizuar grupet kriminale, ka varfëruar qytetarët dhe e ka futur ekonominë në koma, ku serumi që e mban ende në jetë janë paratë e Narkotrafikut. 

Edi Rama ka pohuar se sapo ka nisur dekada e kullave, kulla që në themelet e tyre kanë paratë e lumit të drogës që ka pushtuar Evropën dhe ka përgjakur Shqipërinë. 

Sot Shqipëria e Edi Ramës është Narkoshteti i parë në Evropë dhe ne nuk e kemi luksin që fëmijët tanë ti rrisim në një vend ekonomia e të cilit bazohet në drogë, vrasje dhe korrupsion. 

Nuk ka asnjë dyshim që deviza e Rilindjes se pa krim nuk ka zhvillim është në themel të keqqeverisjes së vendit, pasi Edi Rama, vartësit dhe qytetarët i ka ekspozuar përballë fuqisë financiare të grupeve kriminale. 

Dosjet Revanshi dhe Metamorfoza dhe pse të reduktura faktuan në dritë të diellit se në Shqipëri për fatet e qytetarëve vendosin më shumë klanet kriminale se të zgjedhurit në pushtetin lokal e qendror, shumë prej të cilëve janë marioneta në duart e tyre. 

Me 11 Korrik ftojmë shqiptarët ti bashkohen protestës kombëtare të opozitës, që do të jetë një protestë kundër Narkoekonomisë dhe kundër projektit ogurzi të Edi Ramës për të kriminalizuar shoqërinë shqiptarë. 

Në 11 Korrik do jemi në atë shesh për të dëshmuar se nuk kemi frikë nga krimi dhe bandat qeveritare dhe këtë e kemi dëshmuar pas 2005 dhe do ta dëshmojmë edhe  pas 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco