Lajmi i fundit

Tre orë në SPAK, ministri Mazniku; Dhashë sqarime

VIDEO/ Pjerin Ndreu nën hetim nga SPAK, debat me gazetarët për mandatin

11:07, 10/07/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu është vënë nën hetim nga SPAK.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Denoncimi ndaj tij është bërë nga Partia Demokratike e Lezhës, në lidhje me një tender të dhënë në Lezhë.

‘Isha nën cilësinë e personit nën hetim. Vepër penale e shpërdorimit të detyrës. Është një kallëzim politik, por që nuk ka të bëjë fare me efekte korrupsioni, apo shkelje barazie në tendera, përveç se shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, në një zonë në Lezhë, që nuk i ka shkuar për shtat PD-së.

Të jesh person nën hetim nuk do të thotë që je i akuzuar’, tha Pjerin Ndreu për mediat.

Por ai ka pasur një debat me gazetarët, të cilët e kanë pyetur nëse do ti duhej të linte mandatin e kryebashkiakut.

‘Pse e paragjykon lënien e mandatit. Nuk ka lidhje as me lënien e mandatit. Ajo që kam bërë unë është detyra në shërbim të komunitetit.

Nuk kam bërë ndaj shtetit, apo të tjerëve dhe nuk ekziston’, tha Ndreu, i tensionuar për shkak të vënies nën hetim nga SPAK.

Ndërkaq, është pyetur nëse do të paraqitet herë tjetër, ndërsa Ndreu tha se, ‘sa herë të më thërrasin do të jem këtu, sidomos kur faktin ka lidhje me një shërbim në komunitet, më kanë në çdo orë të ditës. Jam votues dhe mbështetës i kësaj prokurorie’.

‘ Unë kam ardhur se më ka thirrur SPAK’, i’u përgjigj Ndreu pyetjes, nëse e kishin thirrur kolegët e tij.

I pyetur nëse SPAK do të ngrejë akuza ndaj tij, kryebashkiaku i Lezhës, tha se, sipas mendimit të tij, nuk e shikon të arsyeshme këtë gjë.

‘Ta shohim, këtu jemi, do ta shohim. Unë për vete nuk e shoh të arsyeshme që të ngrejnë akuza. Por nëse do të ngrihen do të përballemi’, theksoi Pjerin Ndreu në ikje nga godina e SPAK.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco