Krahasimi/ Edi Rama poston videot e Thethit nga SHBA, Vjosa Osmani zhvillon takime të nivelit të lartë

Krahasimi/ Edi Rama poston videot e Thethit nga SHBA, Vjosa Osmani zhvillon takime të nivelit të lartë

10:56, 10/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbërritur në SHBA për të marrë pjesë në samitin e rëndësishëm të NATO-s.

Ndërkohë nga Kosova, në SHBA ka mbërritur presidentja Vjosa Osmani për të marrë pjesë në këtë samit.

Por edhe pse Edi Rama është kreu i një shteti anëtar të NATO-s, 24 orët e fundit ai nuk ka bërë asnjë postim për ndonjë takim që ka realizuar në SHBA.

Postimet e fundit të tij janë disa pamje nga Thethi dhe nga ndërtimi i një shkolle në Durrës.

Kurse gjatë këtyre 24 orëve, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe me ndihmës-sekretarin e shtetit, Jim O’Brien.

Po ashtu, ajo është takuar me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Vjosa Osmani ka postuar edhe pamje nga takimi me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchov.

Ajo po merr pjesë në të gjitha aktivitetet e rëndësishme në kuadër të këtij samiti historik.

Kujtojmë se Edi Rama udhëtoi drejt SHBA si personi që ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI, i cili aktualisht është në burg për një vepër penale të kryer në bashkëpunim me korruptorin Edi Rama.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco