Protesta e 11 korrikut/ PD: Rilindja rrënoi arsimin, shpalli hapur braktisjen që u ka bërë fëmijëve

10:24, 10/07/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 11 korrikut.

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, tha se Rilindja ka shkatërruar arsimin.

Sipas saj, kjo është një arsye më shumë për të protestuar më 11 korrik.

DEKLARATA E PLOTË

Të dashur pedagogë, mësues, nxënës dhe studentë:

Në 11 vjet Edi Rama, me keq-qeverisje dhe keqdashje, i ktheu shkollat nga vatra të dijes në fole të ilegalitetit. 

– Ai mashtroi mësues e nxënës, studentë e pedagogë, për financimin e arsimit publik me 5% të PBB. Sot niveli i arsimit është vetëm xxx shumë më pas se financimi në qeverisjen e PD. Shqipëria investon nën 0.08% të GDP për kërkim, 4-10 herë më pak se disa vende të Rajonit të ËB.

-Nxënësit 15-vjeçarë u renditen të fundit në botë për të menduarin krijues, pas Palestinës dhe Uzbekistanit nga testimi ndërkombëtar PISA.

-Janë përkeqësuar treguesit e analfabetizmit funksional, dhe aftësitë e nxënësve në lexim kanë shkuar prapa ne kohe, në vitet 2000. PISA vërtetoi që prapambetja në formim e nxënësve 15-vjeçar të zonave rurale me ato urbane është thelluar përtej 2 vite shkollore.

-Vijon skandali i testimeve të Maturës shtetërore- nga dalja e të gjitha tezave në minutat e para të provimit, tek problemet e rënda të formulimit të testeve që penalizojnë në vlerësim nxënësit. Degradimin e plotë të Maturës e tregon heqja e njërës lëndë me zgjedhje e cila ka përgjysmuar nivelin e formimit të thelluar akademik të maturantëve.

-Qeveria shpenzon për nxënës/student vetëm 1000 euro në vit, 10-15 herë më pak se në vendet e OECD.

-Politizimi: kontrolli total përmes patronazhistëve i arsimit. Denigrimi i figurës së mësuesit, mungesa e mbështetjes, dhe e rritjes së pagave. Shkollat kthyer në pika shpëndarje droge edhe nga drejtorët patronazhistë.

-Ligji për Arsimin e Lartë, zhduku autonominë universitare dhe lirinë akademike

-Arsimi po braktiset me shifra të frikshme prej shpopullimit: 60 mijë studentë më pak në universitete se 10 vite më pare; – 110 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar,

– Ikja dramatike e trurit dhe e intelektualëve, ngjashëm me vendet e Afrikës na rendit ndër 10 vendet në botë me emigrim më të lartë.

-Universitet shqiptarë të rankuara më shumë se 1000 vende poshtë atyre të rajonit (si Kroacia, Sllovenia apo Serbia)- sipas rankimeve ndërkombëtare

Këto janë vetëm disa nga shkaqet që e kanë rrënuar sistemin arsimor, që shpallin hapur braktisjen që partia-shtet i ka bërë arsimit dhe fëmijëve.

Për të ndalur këtë sistem de-arsimues që sot gjendet në pikën fundore, për të ndalur shpopullimin masiv të shqiptarëve që largohen për motive mbijetese, rritjen e analfabetizmit, dhe gjithë sëmundjet e rënda që e kanë ngërthyer arsimin – ju ftoj, veçanërisht mësuesit, pedagogët, nxënësit e studentët, si kolegia juaj dhe mësuesja juaj, që më 11 korrik, ora 20:00 t’i bashkoheni protestës së opozitës.

Për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e kombit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco