Lajmi i fundit

Tritoli ndaj motrave Nikolli/ Çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Dumanit

KAFE SHQETO/ Brisida Shehaj: Dosja e Ekoparkut të Durrësit implikon drejtpërdrejt Edi Ramën

09:38, 10/07/2024
A+ Aa A-

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV ka folur në lidhje me hetimet e SPAK për denoncimet e opozitës dhe për sekuestrimet e djeshme për aferën korruptive ‘5D’.

Pas akuzave të bëra ndaj prokurorëve të SPAK, që sipas Shehajt nuk zbatojnë rekomandimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme, ajo deklaroi se dosja e Ekoparkut të Durrësit është e vetmja dosje që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë Edi Ramën, me firmën e tij.

‘Shohim një show me disa media që thonë do të ketë arrestime, dhe arrestime nuk ka. Shohim një kryeprokuror të SPAK, se sinqerisht duhet ta pyesim Dumanin se çfarë roli ka aty, sepse nëse do të jetë për aq sa mund t'i përcaktojë ligji, për të firmosur prokurorime nëse ka letër duarsh apo jo, atëherë është i kotë ai show që ai del e bën, që thotë prisni shtatorin.

Dumani ose t'i marrë kredot personale, me anë të vendimeve që ai lëshon, dhe të japë një orientim i cili ndodhet në dosje dhe merret gjyqtari kur shkon dosja në gjykim. Nëse vazhdojmë me këtë lloj show, jemi zero, jemi nul nuk kemi bërë asgjë.

Vendimi i gjyqtarit Kalaja është shumë i rëndë dhe sot ose nesër do të bëhet publik dhe shqiptarët do të shohin se çfarë thotë gjyqtari në dosje dhe kemi një SPAK që nuk bën asgjë.

Dyshimet e mia u regjistrua fillimisht pas denoncimit të Belindit, për t'u mbajtur nën kontrolll, se nuk është meraku i tyre se po bëjnë burg dy drejtor, se këtë e ka vendosur Veliaj, por meraku i tyre është mbrojtja e aseteve dhe do të vazhdojnë do mbrohen.

ILD-ja nuk e heton prokurorin Dritan Prençi, i cili është denoncuar nga deputetët e PD-së, dhe që kanë cituar gjyqtaren paraprake e dosjes së inceneratorit të Fierit, e cila i thotë se nuk ke bërë hetime, nuk ke hetuar kupolën, je marrë deri në fazën e miratimit të kontratës dhe ILD thotë që ka prova, por jo mjaftueshëm sa të penalizohet prokurori.

Kemi një sistem që nuk funksionon, kemi struktura brenda drejtësisë që nuk duan të funksionojnë. Nuk mund të pretendosh se Artur Metani drejtori juridik që ka kaluar të gjitha këto koncesione të penalizojë pikërisht prokurorin që nuk ka parë emrin e tij dhe Engjëll Agaçin.

Kemi një dosje shumë të fortë që është ajo Ekoparkut të Durrësit që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në mënyrë të pakontestueshme veprimet e Edi Ramës dhe është ndoshta e vetmja dosje që implikon Edi Ramën drejtpërdrejtë dhe pa asnjë ekuivok. Nuk e di a ka marrë ndonjë përgjigje nga SPAK, pasi është realisht e vetmja dosje që e implikon Ramën me firmën e tij’, -tha Brisida Shehaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco