‘Nderoi dëshmorët në Gllogjan’/ Bajram Begaj ‘Qytetar nderi i Deçanit’, Haradinaj: Gjaku nuk bëhet ujë!

‘Nderoi dëshmorët në Gllogjan’/ Bajram Begaj ‘Qytetar nderi i Deçanit’, Haradinaj: Gjaku nuk bëhet ujë!

17:50, 23/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar vizitën e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan.

Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj njofton se ‘Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

‘Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan’, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Armanda Begaj.

Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Lavdi të rënëve për liri!

Faleminderit President Begaj!

Faleminderi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco