Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjokutaj: Lajm i trishtë por i pashmangshëm!

Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjokutaj: Lajm i trishtë por i pashmangshëm!

23:17, 21/06/2024
A+ Aa A-

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj njofton se paraqiti në gjykatë kërkesën e klientit të tij, me objekt zgjidhjen e martesës me Monika Kryemadhin.

Përmes një postimi në mediat sociale, Gjokutaj shkruan se lajmi për ndarjen e çiftit Meta-Kryemadhi është trishtues, dhe se ky rast i përket vetëm familjes Meta dhe nuk mund të shndërrohet në biznes politik.

“Ky lajm është i padëshiruar dhe i trishtë për këdo, por siç duket i pashmangshëm! Duke marrë shkas nga reagimi i mediave dhe më gjerë, jam i bindur se kjo ngjarje nuk mund të jetë dhe nuk mund të shndërrohet në biznes politik apo konsum denigrues për askënd! Kjo është një çështje midis Zotit Ilir, Zonjës Monika, fëmijëve të tyre dhe Zotit”, shkruan avokati Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco