'Protesta kombëtare'/ Partia Demokratike mbledh të hënën Kryesinë

'Protesta kombëtare'/ Partia Demokratike mbledh të hënën Kryesinë

22:00, 21/06/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike pritet që të mbledh Kryesinë të hënën në orën 18:00, ku do të diskutohet për aksionin opozitarë, por edhe organizimin për zgjedhjet e 2025.

Temë e mbledhjes do jetë edhe data që pritet të propozohet për protestën kombëtare, ku deri tani bëhet me dije se do të jetë 13 korriku, por nuk përjashtohet mundësia që tubimi të jetë edhe më afër në kohë.

Gjithashtu Kryesia e PD, do të diskutojë dhe për drejtuesit e rinj të qarqeve, ku këtë herë pritet të ketë risi, pasi nuk do të ketë nga një drejtues, por dy për çdo qark, të cilët do të jenë përgjegjës për organizimin. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco