'Alibeaj po shkëputet nga ‘Berishizmi’, por jo nga ‘Lulzimizmi'/ Korreshi: Deputetët e tjerë, të mirëpritur në PD

'Alibeaj po shkëputet nga ‘Berishizmi’, por jo nga ‘Lulzimizmi'/ Korreshi: Deputetët e tjerë, të mirëpritur në PD

21:42, 21/06/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur gjerësisht te situata e opozitës.

Duke folur për vendimin e vulës së PD, Korreshi u shpreh se tashmë demokratët e kanë një zgjidhje dhe se ky moment ishte më i miri për “pjesën gri” të demokratëve që nuk ishin përfshirë në “luftën e brendshme”.

Sa i përket njoftimit të Enkelejd Alibeajt për largimin nga Grupi Parlamentar i PD, Korreshi tha se ai mendon se po shkëputet nga “berishizmi”, por jo nga “lulzimizmi”, duke iu referuar Lulzim Bashës.

Sakaq, ai theksoi se pavarësisht atyre që kanë ndodhur edhe deputetët që kanë qenë pranë Lulzim Bashës janë të mirëpritur për t’u bashkuar me PD-në.

“Akuza do të ketë, kam menduar se pjesa që do gëzojë më shumë do jetë ajo pjesa gri që kërkonte një opozitë, për demokratë që nuk ishin përfshirë në luftën e brendshme. Sot jam besimplotë se njerëzit e kanë një ide dhe ka një zgjidhje. Marrëveshja është shumë e thjeshtë, dikush që nuk ka hyrë në zgjedhjet e 14 majit ka marrë gjithë paratë e KQZ-së. nëse do kishte burrëri ato lekë do jepeshin për demokratët dhe jo të vinte nga byreku drejt e te leku. Shumë demokratë thonë për Bashën, shyqyr që shpëtuam nga ky.

Sipas Enekelejd Alibeajt, ai po shkëputet nga berishizmi, por jo nga lulzimizmi. Duket sikur antiamerikanizmi apo euroatlantikët duhet të personifikohen me shokun Lulzim. Berisha nuk e ka artikuluar ndonjëherë një qëndrim kundër SHBA. Raportet e tij aktuale janë ato që janë tani. Berisha thotë hajde më mund me votë dhe ikën. Demokratët e kanë zgjedhur atë me votë.

A jemi ne pro Amerikës, po jemi. Të gjithë deputetët janë në marrëdhënie të ngushta me ndërkombëtarët. Non-grata dhe arrestimi i Berishës janë minus i madh për opozitën, por kjo nuk do të thotë se opozita të mos garojë dhe është lënë e hapur mundësia që një kryeministër të mos jetë domosdoshmërisht kryetari i PD. Opsionet janë të gjitha të hapura. Edhe ata që kanë qenë te PD zyrtare janë të mirëpritur”, -u shpreh ai mes të tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco