VIDEO/ Berisha: Fatzi Xhafa mori pronat e Policisë Bashkiake për të ndërtuar me Arlisin e tij! Si të marrë pjesë opozita në komisionin e tij?!

20:55, 21/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, i cili drejton edhe komisionin e njëanshëm antikorrupsion, se ka marrë pronat e Policisë Bashkiake të Tiranës për të ndërtuar me kompaninë e tij ‘Arlis’.

‘Fatzi Xhafa mori pronat e Policisë Bashkiake për të ndërtuar me Arlisin e tij! Si mund të marrë pjesë opozita në komisionin e tij?!’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: A e kuptoni miq sa e shenjtë është beteja juaj?

Ju sakrifikoni, por a ke rrugë tjetër përveç betejës, më thoni mua?

Ky është vetëm njëri aspekt.

Po Fatzi Xhafa në krye të komisionit. Ja ku janë kullat e korrupsionit të Fatzi Xhafës, me një Arlis, Arlis.

Kush i mori pronat publike të Policisë Bashkiake të Tiranës?

Me firmën e kujt u morën për të ndërtuar Arlis Xhafa dhe dhëndri i tij?

Miqtë e mi, çdo shqiptar që ka një vëlla të burgosur kudo për trafik droge, që ka një vëlla të burgosur si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, është në përputhje me ligjin e mafies, subjekt i hetimit të ligjit të antimafies.

Por kjo nuk ndodh për Fatzi Xhafën.

Fatzi Xhafa vihet në sfidë flagrante të ligjit dhe të shqiptarëve, në krye të komisionit antikorrupsion.

Mos u tallni me shqiptarët!

Si mund të marrë opozita në një komision të tillë?

Si mundet opozita të tradhtojë popullin opozitar?

Pse i bëni ju lustra Edi Ramës, do i bëjë opozita?

Kurrën e kurrës, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Për dinjitet, për Shqipëri.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco