VIDEO/ Berisha: Plarent Ndreca, hajdut si drejtorët e 5D. E mbron Rama se ka firmosur 28 mijë m2 tokë publike për vëlla Olsin

20:50, 21/06/2024
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka akuzuar deputetin e PS-së, Plarent Ndrecën se është hajdut njësoj si drejtorët e dosjes 5D të Bashkisë Tiranë.

Berisha theksoi se Ndrecën ‘e mbron Rama, pasi ai ka firmosur 28 mijë metër katrorë tokë publike për vëlla Olsin’.

Berisha: Mbi ju, mbi qytetarët shqiptarë, 24 orë në 24 orë, një vello e një propagande të zezë të shpifur, të neveritshme, e njëjtë me atë të diktaturës, mbulon hapësirën tuaj informative mediatike.

Protagonistë kryesorë të medieve janë lakejtë kryesorë të Skapit, Plarent Ndreca, Idajet Beqiri, gjobëvënësi- konfidenti i familjes Rama, Doçi.

Këta miq janë dhe zërat kryesorë në studiot televizive.

Janë paditësit kryesorë në zyrat e Dumanit.

Janë turpi i dheut.

Janë faqja e zezë.

Janë delinkuentë të dënuar tre dhe katër herë për vepra penale.

Janë gjobëvënës të kapur në flagrancë, të mbrojtur nga Zamani.

Këta janë pra zërat e Edi Ramës në studiot televizive.

Vetëm njëri prej tyre, hajduti me damke, Plarent Ndreca, e keni parë hajdutin si paraqitet i brilantosur nëpër studio?

Ai ka histori prej hajduti njëlloj si drejtorët e 5D. Ky është hajduti i fondeve të rikonstruksionit të Ministrisë së Arsimit, nga e cila doli vila e Lindës së Parlamentit.

Hajduti i të ashtuquajturit park olimpik.

Hajduti i uniformave të ushtrisë.

A e dëgjuat ju dje se Peleshi kishte vajtur në Itali për të parë me sytë e tij, se nuk kishte parë ndonjëherë në jetë panele diellore.

O hajdut, po për ato udhëtime mercenari i Edi Ramës lëshoi mandat arrestin për Arben Ahmetajn.

Kurse Peleshi mbahet peng për të njëjtat udhëtime.

Po mos është vetëm Peleshi. Jo, jo.

Merrni dosjen, është Ndreca hajduti i pafytyrë. Dhe do ua them pse është i tillë. Që shkoi në Kroaci për të blerë uniformat, që i mori ato me çmime gjer 10 herë më të shtrenjta se sa në tregun e botës.

Që u kthye dhe që Dumani e amnistoi, ky kriminel në krye të Skapit që heton me peqe lepe si fundërrinë.

Po ai nuk e di se do japë llogari për të gjitha krimet e tij.

Në aktin e tij të fundit prej banditi, para dy ditësh ky hajdut ordiner, ordiner në çdo aspekt, që për ordiner është shkarkuar nga detyra. Ky hajdut ordiner padit një njeri të ndershëm, një shërbëtor të ndershëm të shtetit, punonjës të KLSH sepse ky i kishte bërë të gjitha ekspertizat e akteve të vjedhjeve të tij në Ministri të Arsimit, të vjedhjeve të tij në Ministrinë e Brendshme.

Po kush e mbron Ndrecën? Plarentin? A e dini ju kush e mbron? E mbron Edi Rama sepse firmosi me dorën e tij 28 mijë metër katrorë tokë publike për vëlla Olsin, pronë e shtetit shqiptar.

Sipërmarrjes private të Olsit të Xibrakës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco