VIDEO/ Berisha: Rama ka firmosur një vendim për marrë çdo kompetencë të qeverisë vendore duke shkelmuar Kushtetutën

20:43, 21/06/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te skandali i fundit i mazhorancës socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, ‘Rama ka firmosur një vendim për marrë çdo kompetencë të qeverisë vendore duke shkelmuar Kushtetutën’.

Berisha: Miqtë e mi, gjithçka ky regjim bën për të mbuluar krimet e shëmtuara që kryen, Edi Rama ka firmosur një vendim për të shkelmuar për të satën e satën herë Kushtetutën.

Merr çdo kompetencë të qeverisë vendore, ne një kohë kur urbanistika, lejet e ndërtimit janë të gjitha atribute të qeverisë vendore në përputhje me Kushtetutën, në përputhje me Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale dhe Rajonale të Europës.

Por makutëria e tij, pangopësia e tij nuk ka kufi.

Ai do 30-përqindëshin për çdo ndërtim, kudo që kryhet në të katër anët e vendit.

Nga kullat, monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit dhe tek shtëpitë që ndërtohen me mundin dhe djersën e qytetarëve.

Ndaj dhe ftesa është për çdo qytetar, të ngrihemi në këmbë kundër këtij regjimi antishqiptar.

Kundër këtij regjimi që po vjedh, varfëron dhe mjeron çdo ditë qytetarët e këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco