VIDEO/ Berisha: Altin Dumani, armik i egër i shqiptarëve që zbaton vullnetin e Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare

20:39, 21/06/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani se është një armik i egër i shqiptarëve që zbaton vullnetin e Edi Ramës.

‘Altin Dumani është një armik i egër i shqiptarëve që zbaton vullnetin e Edi Ramës dhe mafies së urryer ndërkombëtare’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Altin Dumani është një armik i egër i ligjit, Kushtetutës.

Një armik i egër i shqiptarëve, që si mercenar zbaton vullnetin e Edi Ramës.

Zbaton vullnetin e mafies së urryer ndërkombëtare.

Miqtë e mi, në qoftë se heshtim ne, Shqipëria vdes.

Shqipëria merr fund.

Shqipëria zbrazet, boshatiset.

Por ne kurrë nuk do heshtim.

Jemi të gatshëm për çdo sakrificë.

Do u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë.

Do përmbysim Dumanër, Edi Ramë dhe klikën e tyre të urryer.

Kurrë një popull dhe një komb në një kauzë të drejtë nuk mund të përmbyset nga një mafie e urryer shqiptare dhe ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco