VIDEO/ Berisha: Për herë të parë, trojet shqiptare në Shqipëri kanë më pak banorë se në Kosovë! Pashiqi i Tiranës po falsifikon censusin

20:30, 21/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar shpopullimin e vendit, duke theksuar se për herë të parë, trojet shqiptare në Shqipëri kanë më pak banorë se në Kosovë.

Në fjalën e tij gjatë protestën në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha akuzoi Ramën si ‘Pashiqi i Tiranës që po falsifikon të dhënat e censusit’.

Berisha: Për herë të parë miqtë e mi, në shekuj e pse jo në mijëvjeçcarë, trojet shqiptare në Shqipëri kanë më pak banorë se në Kosovë.

Dhe armiku i egër, Çubrilloviçi shqipfolës, Pashiqi i Tiranës, ka vendosur të zgjidhë me falsifikimin e të dhënave të censusit, me numra kallp, të mbulojë këtë të vërtetë të tmerrshme për çdo shqiptar.

Të tmerrshme për çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi dhe çdo njeri që ka në deje gjak shqiptari kudo që ndodhet.

Ky zvogëlim, ky pakësim katastrofik i kombit në 8 vite është vepër e zezë madhore e një njeriu, e një antishqiptari, më i keq se çdo sundimtar që ka pasur Shqipëria në kohëra.

Kjo monstër e ekzistencës tonë kombëtare, vetëm për këtë gjenocid të kryer ndaj kombit, meriton të gjitha llojet e ndëshkimeve mbi tokë.

Për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve, çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë në Shqipëri, çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë në diasporë dhe kudo të ndodhet, duhet të vendosë t’i japë këtij armiku ndëshkimin më të merituar për këtë, për këtë mynxyrë që i bëri kombit shqiptar.

Ja pra pse lufta juaj lartësohet mbi të gjitha përpjekjet e tjera të njeriut.

Lufta juaj është pra luftë për ekzistencën ose jo të kombit shqiptar.

Koha ka ardhur që çdo shqiptar të pyesë veten: a mund të qëndroj unë soditës kur kombi po shkrihet çdo javë, çdo muaj si kripa në ujë?

A mund të qëndroj unë indiferent kur Shqipëria në të katër anët e saj po pakësohet, po shkretëtohet si kurrë më parë nga njerëzit e saj?

Jo, kurrë, asnjë shqiptar që e njeh veten për ët tillë nuk mund të qëndrojë soditës, nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj mynxyre kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco