VIDEO/ Berisha: Ju përsëri protestuat para bashkisë në kushtet më të vështira. Asgjë nuk u ndal ju për një kauzë të drejtë

20:27, 21/06/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vlerësuar qytetarët të cilët kanë protestuar sërish ditën e sotme para Bashkisë Tiranë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të aferave korruptive me inceneratorin fantazëm dhe dosjen 5D.

‘Ju përsëri protestuat para bashkisë në kushtet më të vështira. Asgjë nuk u ndal ju për një kauzë të drejtë’, u shpreh Berisha në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen më të pakufishme për ju qëndrestare dhe qëndrestarët e pamposhtur, misionarët e vërtetë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Të dashur miq, sot ju përsëri protestuat para bashkisë në kushtet më të vështira.

Por asgjë nuk u ndali ju pa protestën e mosbindjes civile për një kauzë të drejtë për çdo qytetar shqiptar.

Por e vërteta është për një kauzë të drejtë për çdo qytetar evropian dhe çdo qytetar të lirë në botë.

Miqtë e mi, ju duhet ta dini se çdo ditë që ju qëndroni me sakrifica kundër këtij regjimi, u lartëson ju në rolin e misionarit të vërtetë.

Në rolin e vizionarit, në rolin e luftëtarit të pamposhtur që mbron një kauzë më të drejtë dhe më themelore të njeriut.

Mbron kauzën e lirisë!

Që mbron interesat e tij dhe të bashkëqytetarëve, bashkëkombasve nga një regjim i cili me fytyrën e tij të zezë, me politikat që ka ndjekur, është dëshmuar regjimi më i pamëshirë ndaj kombit shqiptar.

Regjimi që në 8 vite shpopulloi, zhbëri Shqipërinë si asnjë pushtim tjetër apo asnjë epidemi tjetër në historinë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco