VIDEO/ Kaceli: Sot kombi ka nevojë për protestë, po tentohet të instalohet diktatura

20:12, 21/06/2024
A+ Aa A-

Aktivistja, Keda Kaceli i cila ishte pjesë e protestë kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha është shprehur se atdhedashuria nuk tregohet në rrugët e Gjermanisë por këtu në mbrojtje të pluralizmit politik.

Kaceli ka theksuar se kombi dhe atdheu është në rrezik nga një neo-diktaturë e re e cila po tentohet të instalohet.

"Kjo është një betejë qytetare që na takon të gjithëve, këtu nuk bëhet fjalë se na është cënuar liria në të gjitha  sferat e jetës por këtu po shkatërrohet dhe pluralizmi politik me arrestimin e kreut të PD dhe opozitës, Sali Berisha.

Beteja që ne sot kemi kundër të keqes lypset sot më shumë se kurrë se lumi i njerëzve duhet të vërshojë në këtë rrugë. Tifozët e kombëtares duhet të vijnë që të tregojnë këtu se e duan vendin e tyre dhe jo në rrugët e Gjermanisë.

Për një rrogë që mban gjallë frymën e tyre dhe të familjarëve po i mban peng që të thonë të vërtetën dhe të reagojnë ndaj të keqes."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco