Komisioni hetimor për PPP në shëndetësi, Vokshi: Mazhoranca pengesë për mbledhjet, Ndreca në konflikt interesi

Komisioni hetimor për PPP në shëndetësi, Vokshi: Mazhoranca pengesë për mbledhjet, Ndreca në konflikt interesi

10:00, 21/06/2024
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit Hetimor për PPP në shendetësi, Albana Vokshi ka reagur me një shenim në facebook për punën e komisionit që drejton.

Ajo ka akuzuar mzhorancën se po pengon punën e komisonit. Ndërsa për përfaqësueisn e PS Plarent Ndreca shkruan se ai ka qenë në konflikt interesi.

Postimi :

1. Mungesa e Aktivitetit të Komisionit Hetimor: Këtë javë, komisioni hetimor nuk është mbledhur për shkak të mungesës së deputetëve të mazhorancës. Kryetarja e komisionit ka bërë disa thirrje për mbledhje, por asnjë reagim nga maxhoranca.

2. Nga Institucionet në shkelje të afateve nuk kanë sjellë informacionin e kërkuar: Me vetëm një muaj të mbetur nga afati i komisionit, disa institucione si FSKDSH, Ministria e Shëndetësisë dhe disa bashki, nuk kanë kthyer përgjigje ose kanë dhënë informacion të pamjaftueshëm për komisionin. Kjo sjellje ka penguar punën e komisionit. FSKDSH dhe Ministria e Shëndetësisë kanë bërë pingpong duka ja lënë përgjegjësinë njëri tjeteir për mosdhënien e informacionit.

3. Nënkryetari Ndreca hakmerret ndaj KLSH: Në mbledhjen e fundit, nënkryetari Plarent Ndreca ka shkelur nenin 12/2 të ligjit për komisionet hetimore duke përdorur gjuhë denigruese ndaj dëshmitarit, audituesit të KLSH-së, z. Beqiri. Kjo sjellje është një hakmarrje personale ndaj KLSH-së dhe audituesve.

4. Konflikti i Interesit dhe Abuzimi me Detyrën: Plarent Ndreca ka qenë në konflikt interesi. Ai nuk e ka informuar komisionin për auditimet dhe gjetjet e KLSH-së që kanë përfshirë edhe kallëzime penale ndaj tij për shkelje në detyrë gjatë kohës kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrisë së Brendshme.

5. Raporti i KLSH në Ministrinë e Arsimit për 2013-2014: KLSH ka rekomanduar masa disiplinore deri në "largim nga shërbimi civil" për Plarent Ndrecën.

6. Raporti i KLSH në Ministrinë e Arsimit për 2017-2019: Auditimet kanë konstatuar shkelje dhe rekomandojnë masa disiplinore ndaj Ndrecës, largimin e tij nga shërbimi civil.

7. Raporti i KLSH në Ministrinë e Brendshme për 2018-2020: Ndreca, i cili ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe anëtar i Këshillit Bashkiak, është gjetur përgjegjës për shkelje të ndryshme dhe kanë rekomanduar largimin e tij nga shërbimi civil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco