Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

Dorëheqje Veliajt/ Opozita mban sot protestën e 13-të para Bashkisë Tiranë

Dorëheqje Veliajt/ Opozita mban sot protestën e 13-të para Bashkisë Tiranë

09:19, 21/06/2024
A+ Aa A-

Opozita nuk tërhiqet. Ashtu siç ka paralajmëruar, do të vijojë betejën e saj deri në largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Bashkia e Tiranës dhe përballjen e tij me drejtësinë.

Këtë të premte, në orën 11:00, do të zhvillohet protesta e 13-të e opozitës para institucionit të bashkisë kundër Veliajt dhe korrupsionit galopant që është kryer nga drejtorët e tij.

Protestat janë përshkallëzuar. Çdo herë janë dhe më të fuqishme me mesazhet dhe thirrjet që t’i jepet fund korrupsionit dhe vjedhjes së taksave e parave të qytetarëve shqiptarë.

Të premten do të jetë protesta e 13-të e opozitës, Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve.

Ndërkaq Policia e Shtetit njoftoi dje se nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco