Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Vokshi: Ndreca po shfrytëzon Komisionin për hakmarrje personale duke shantazhuar e bërë presion audituesve të KLSH

11:17, 20/06/2024
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Ablana Vokshi ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, ku ka folur për punën e Komisionit dhe ka evidentuar zvarritjen e përgjigjeve të institucioneve shtetërore të cilat bëjnë ping-pong mes tyrë për të mos iu përgjigjur shkresave të Komisionit, tha Vokshi.

“Këtë javë, pavarësisht kërkesë së opozitë nuk u zhvillua mbledhja e Komisioni Hetimor të Shëndetësisë, pasi siç mund ta merrni me mend, deputetët e mazhorancës nuk ndodhen fare në Shqipëri, pasi për ta, vajtja në Gjermani është më e rëndësishme se interesi i publikut për hetimin e këtij Komisioni. Duka të thkesoj faktin se një pjesë e mirë e përgjigjeve nga institucionet kanë ardhur, por dy nga institucionet më të rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve edhe kur janë përgjigjur, janë përgjigjur për të mos u përgjigjur. Këto dy institucione bëjnë ping-pong mes tyre duke hedhur topin te njëra-tjetra. Edhe Ministria e Shëndetësisë edhe Fondi janë dy institucionet të cilat ende nuk kthejnë përgjigje për kërkesat e darguara nga Komisioni Hetimor. Komisioni do të marrë masa, si kallëzime penale dhe proceduart ligjore për këdo që do të tentojë të pengojë punën e këtij Komisioni. Do doja që t’ju paraqisja edhe një aspekt tjetër për mënyrën se si nënkryetari i Komisionit, zoti Plarent Ndreca, ka shantazhuar, kërcënuar e intimiduar audituesit e KLSH. Nga të dhënat që kemi mbledhur rezulton se Plarent Ndreca po shfrytëzon pozicionin në Komision për interesa personale. Ndreca është përpjekur ta fyejë, ta kërcënojë e ta poshtërojë njërin prej audituesve të KLSH, i cili dha një dashmi shumë të vlefshme në Komision.”, - tha Vokshi

Dëshmitari Bexhet Zeqiri, audituesi i KLSH, i cili ka bërë audit në vitin 2015,ku  ka gjetur shkelje të rënda në audit, ku rezulton se në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor gjetjet kanë qenë tronditëse pasi vetëm në 8 muaj, Vilma Nushi ka marrë në 8 muaj dy milion euro për punë të pakryer me Check-Up-in. Ndreca gjatë gjithë kohës i ka bërë pyetje jashtë objektit të Komisioonit Hetimor, si duke e pyetyr për arsimin, formimin profesion duke dashur të intimidojë punën audituese të ekspertit,- u shpreh Kryetarja e Komisioni Hetimor të Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco