Vasili: Profesionet e lira, dëshmia e llumit të imoralitetit rilindas!

Vasili: Profesionet e lira, dëshmia e llumit të imoralitetit rilindas!

10:28, 19/06/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Rama, Qeveria dhe deputetet kane vringëlluar armët shtetërore, votat ne Kuvend dhe gojën e pisët kundër profesioneve te lira.

Dërdëllisin lloj, lloj broçkullash ministra e deputete qe si këlyshë rruge ç'nuk nxjerrin nga goja për te kënaqur Ramen l.

Imoraliteti rilindas është derdhur  rrugëve.

Po këta palaço politike ju ulen oligarkëve nga 15% ne 8% taksen mbi dividentin edhe me fuqi prapavepruese duke shkelur Kushtetutën ne mënyre te dhunshme e duke i hequr qindra milion euro buxhetit te shtetit.

Po këta palaço politike e ulen ne 6% TVSH për investitorët strategjike qe fitojnë qindra milion euro.

Po këta palaço i falen Alabarit për Portin e Durrësit plot 230 milion euro përjashtim nga taksat.

Miliarda kane grabitur dhe grabisin me inceneratore, me koncesione e me tendera sekrete qe nuk kursyen edhe pandeminë dhe tani ulerisin si qen rruge për profesionistet e lire.

Pra palaçot nuk shqetësohen se i zhvaten miliarda euro buxhetit te shtetit për te korruptuarit, mafiozet dhe trafikantet, por ju dogj zemra per pese leke, qe duhet t'jua marrin profesionisteve te lire te pambështetur, te pa përkrahur tashme edhe te luftuar egërsisht nga kjo qeveri hajdutesh te certifikuar.

Imoralë deri ne palcë janë këta palaço rilindas.

Hipokrite, qe qelben ere kanabis.

Maskarenj, qe qelben era mafie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco