Xhaferri: Italia ngre ALARMIN për mafian shqiptare, kokainën e shesin në Evropë, paratë i pastrojnë në Shqipëri!

Xhaferri: Italia ngre ALARMIN për mafian shqiptare, kokainën e shesin në Evropë, paratë i pastrojnë në Shqipëri!

10:04, 19/06/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Vetëm pak ditë pasi nga Lezha, Edi Rama i kujtoi Kryeministres Meloni se Shqipëria nuk ka grupe kriminale si Ndrangheta, është raporti i fundit 6 mujor i Antimafias Italiane, që evidenton se grupet kriminale shqiptare janë ortake të dorës së parë të Ndranghetas për të sjellë kokainë nga Amerika Latine në Evropë. 

Raporti vlerëson se grupet shqiptare dhe ato italianë po pastrojnë  pasivisht paratë në Shqipëri, kryesisht në sektorin e ndërtimit, duke lënë të kuptohet se për këtë kanë bekimin e qeverisë Rama. 

Investigimi i RAI 3 është minor në raport me të dhënat dramatike të këtij raporti që e ekspozon Shqipërinë si Narkoshtetin e parë në kufijtë e Evropës. 

Ekonomia shqiptare është në mëshirë të parasë kriminale dhe kjo është e rrezikshme për një vend, që mund ta çojë drejt kolapsit ekonomik dhe shpërbërjes. 

Prej vitesh kemi ngritur alarmin për krininalizimin e ekonomisë dhe shoqërisë, projekti më ogurzi i Rilindjes, që bashkë me kanabisin mbolli, eksod, krim dhe mjerim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco