KAFE SHQETO/ Tomorri dhe Muço: Rrjeti rrugor në Shqipëri nuk e përballon fluksin turistik

09:41, 19/06/2024
A+ Aa A-

Nisja e sezonit turistik ka nxjerrë në pah problemet e vjetra.

Trafiku i madh në rrugët e vendit ka bërë që të ngadalësohet lëvizja nëpër Shqipëri dhe ky është një problem i madh.

Të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin dhe Ola Bregu në SYRI TV, gazetari Klodian Tomorri dhe eksperti i ekonomisë, Klodian Muço u shprehën se problemi më i madh janë rrugët që kanë ngelur ose në letër ose përgjysëm.

‘Shqipëria ka një infrastrukturë që nuk e përballon dot një fluks turistik. Mjafton të shikoni rrugën që lidh Tiranën me Malin e Zi, e të mos kalojmë më poshtë në jug.

Çfarë duhet të kalojë një turist apo qytetar, që duhet të kalojë atë rrugë që nga Tirana në Shkodër është rreth 100 kilometra dhe duhet 4 orë për ta bërë.

Jemi përballë një infrastrukture, ku e gjithë zona e veriut është në kolaps nuk ka rrjet rrugor, që nuk mund të përballojë një fluks turistik.

Kryministri dhe qeveria mund ti bien borive sa të duan dhe mund të numërojnë çdo javë numrin e turistëve që vijnë në Shqipëri, por me këtë infrastrukturë që kemi ne sot, jo vetëm që nuk i shërbehehet turizmit, por ulet edhe cilësia e jetës edhe për ata qytetarë që jetojnë në këtë vend.  Qeveria ka zgjedhur të ndërtojë me koncesion infrastrukturën rrugore, portuale, aeroportet dhe kështu me radhë’, tha gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

Rrugët vazhdojnë të ngelin rrugëve, rasti më tipik është ai i rrugës së Arbrit. Fillimisht ishte një kompani kineze që dha çmimin minimal, por që do i vendoste traun, e qeveria zgjodhi një formë tjetër financimi. Rrugës i është dyfishuar vlera në raport me çmimin e përcaktuar nga kompania kineze.

Bashkimi Europian në një moment të caktuar tha se, nëse Shqipëria ka nevojë, në një moment të caktuar mund të paraqesë projektet dhe ne mund të jemi pjesë e financimit. Por Shqipëria nuk e preferoi këtë formë financimit, por preferoi ose ti japë me koncesion ose ti ndërtojë vetë, sepse nëse futet BE-ja ose fondet e huaja, ata nuk të lënë të bësh çfarë të duash.

Ti mund të bësh autostrada, por problemi është se çfarë do të bësh në Tiranë, Vlorë, Sarandë apo Ksamil ku ti ngel në rrugët e qyteteve, sepse këta ndërtojnë çdo ditë në çdo cep të Shqipërisë dhe harrojnë të ndërtojnë dhe rrugët dhe kalojmë në atë trafikun që turistëve u nxihet jeta.

Çdo ditë e më tepër, po të shikosh turistët, përshtypjet e tyre pasi ikin nga Shqipëria, ata janë të zhgënjyer dhe nuk është ajo që kishin pritur, që nga rritja e çmimeve e deri tek sjellja me ta’, theksoi gjatë bisedës eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco