VIDEO-Tenderat sekretë të Manastirliut/ Meri Lika: Çmimet me të cilat janë blerë pajisjet, jashtëzakonisht të larta

VIDEO-Tenderat sekretë të Manastirliut/ Meri Lika: Çmimet me të cilat janë blerë pajisjet, jashtëzakonisht të larta

18:26, 18/06/2024
A+ Aa A-

Audituesja Ligjore, Meri Lika e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se, tenderat sekretë të bërë nga ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ogerta Manastirliu për vitet që Albana Vokshi ka bërë padi, janë kryer me çmime shumë të larta.

Sipas Likës, çmimet kanë qenë jashtëzakonisht të rritura dhe të pajustifikueshme.

‘Për këto që ka denoncuar Vokshi dhe që SPAK ka marrë sot të pandehur Ogerta Manastirliun, mund të them se është shumë e faktueshme gjëja.

Sigurisht që produkti nuk mund të shitet aq sa zhdoganohet, sepse shoqëria ka edhe shpenzime të tjera, por në asnjë rast nuk mund të ketë një nivel të tillë rritje.

Është e pamundur. Sipas mendimit tim, çmimet janë jashtëzakonisht të rritura’, tha Meri Lika.

Duke folur për Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, Lika u shpreh se asnjë rekomandim i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk është marrë parasysh.

‘KLSH-ja në kontrollet e saj, janë të përcaktuara qartë vit pas vitit, që i kërkojnë ministrisë që të rishikojnë kushtet dhe kontratën tek të dyja koncensionet. Madje te raporti i fundit i 2023, i kërkohet fondit që rekomandimi është i pazbatuar shumë herë.

Ata kanë bërë vlerësimin që sa janë pagesat pa bërë shërbim dhe kanë dhënë një rekomandim që të bëhet vlerësimi i kushteve të kontratës, por kurrë nuk ka ndodhur’, tha ndër të tjera në SYRI TV, audituesja ligjore, Meri Lika.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco