Pandemia/ Hoxhaj: Qeveria propagandonte për mungesë respiratorësh, në Shqipëri kishin hyrë 3283 të tillë! SPAK të japë përgjigje

Pandemia/ Hoxhaj: Qeveria propagandonte për mungesë respiratorësh, në Shqipëri kishin hyrë 3283 të tillë! SPAK të japë përgjigje

18:22, 18/06/2024
A+ Aa A-

Gazetari, Julian Hoxhaj tha për Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv në kohën e pandemisë së COVID-19 teksa Ministria e Shëndetësisë bënte propagandë për mungesë respiratorësh në Shqipëri kishin hyrë 3283 të tillë.

Hoxhaj u shpreh se SPAK duhet të japë përgjigje për hetimet e nisura në vitin 2020 dhe 2021.

“Një lajm i mirë dhe i keq njëkohësisht nisja e hetimeve, jo vetëm për faktin që po bëhet pas 4 vitesh por per fat të keq ne nuk kemi përgjigje ende për dy hetime që nisen në 2020 dhe 2021. Kanë nisur dy hetime në tendera sekretë në shëndetësi dhe në tendera sekretë në ministrinë e mbrojtjes në atë kohë që drejtohej nga Olta Xhaçka për tenderat që biheshin për të furnizuar popullatën me ushqime.

Në periudhën e COVID, ministria e shëndetësisë propagandonte çdo ditë se nuk kishte respiratorë, fliks dhe kërkesë e madhe në treg etj, ndërkohë që unë kam të dhëna nga dogana dhe në fund të vitit 2020 shifrat zyrtare nga dogana tregonin që në Shqipëri kanë hyrë 3283 respiratorë.

Duhet ta pyesim SPAK pse nuk patëm kurrë për personat përgjegjës nga SPAK për hetimet që nisën në vitin 2020-2021. Unë e kam një përgjigje. SPAK në atë kohë është justifikuar me faktin se ishin vendime kolegjiale , që merreshin në Këshillin e  ministrave për shkak të emergjencës civile.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco