Manastirliu në SPAK/ Vokshi nxjerr faktet: Ministria ka paguar 3-fishin e vlerës për maskat mbrojtëse! Dëmi kolosal

17:58, 18/06/2024
A+ Aa A-

E ftuar në TASK FORCE në SYRI TV, me Sonila Meçon, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka hedhur dritë mbi depozitimin e kallëzimit në SPAK të ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për tenderat sekretë të zhvilluar gjatë pandemisë Covid-19.

Sipas të dhënave që publikoi Vokshi, dalloheshin qartë shkeljet skandaloze të bërë nga ministria e Shëndetësisë me tendrat sekretë, ku një maskë mbrojtëse të zhdoganuar me vlerën e 3 eurove, ministria e Shëndetësië e ka blerë nëpërmjet kompanisë që ka zgjedhur si kliente të saj, me një vlerë perj 8.3 euro, në një kohë që në farmaci e gjeje për një vlerë prej 400 lekësh.

‘Janë veshje spitalore njëpërdorimshme, hynte me 9.6 euro dhe në të njëjtën ditë e paguante ministria te klienti që e kishte përzgjedhur për tenderin sekret, 28 euro, nga 9.6 euro e ka blerë me 28 euro të njëjtin produkt, trefishin. Çfarë e justifikon këtë?’, u shpreh Vokshi.

Vokshi: Me babëzinë që e karakterizon Ogerta Manastirliun zëvendësministrat dhe kushdo që ka marrë pjesë në procedurat e tenderave sekretë, te kjo tabela bëhet fjalë për njërin prej tenderave.

Janë disa tendera që janë zhvilluar. E para është për maskat mbrojtëse, ku janë porositur 200 mijë maska mbrojtëse FFP2, zhdoganimi nga kompanitë që janë porositur nga ministria e Shëndetësisë, hyn me vlerën 3 euro dhe në të njëjtën ditë ministria e blen me 8.3 euro. Të njëjtën maskë unë e kam blerë në farmaci atë ditë për 400 lekë, të njëjtën maskë të cilën ministria e Shëndetësisë ia ka paguar këtij klientit të cilit i ka dhënë tenderin sekret.

Dëmi është kolosal pasi nuk i dimë të gjitha.

Janë veshje spitalore njëpërdorimshme, hynte me 9.6 euro dhe në të njëjtën ditë e paguante ministria te klienti që e kishte përzgjedhur për tenderin sekret, 28 euro, nga 9.6 euro e ka blerë me 28 euro të njëjtin produkt, trefishin. Çfarë e justifikon këtë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco