Lajmi i fundit

Të shtëna me armë në një lokal në plazhin e Tales, një i plagosur

Gjekmarkaj: Berisha është kryetari legjitim që është pranuar nga të gjithë

Gjekmarkaj: Berisha është kryetari legjitim që është pranuar nga të gjithë

17:54, 18/06/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është pyetur nëse forca politike ku bën pjesë duhet të drejtohet nga një kryetar i ri, duke qenë se Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa zgjedhjet e vitit 2025 po afrojnë.

Gjekmarkaj ka deklaruar në News24, se debate të tilla janë të parakohshme dhe të panevojshme, përderisa PD ka një kryetar legjitim që është pranuar nga të gjithë dhe ai është Sali Berisha.

“Fokusi ynë është pikërisht rrëzimi i Qeverisë”, theksoi ai.

Gjekmarkaj,  lidhur me paralajmërimet e bëra nga Lulzim Basha se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit për vulën dhe logon e PD-së, tha se kjo rrugë e zgjedhur nga Basha duket si një mënyrë për të mbajtur me gajret edhe ata që i kanë mbetur si mbështetës.

Ai u shpreh se uronte që të gjithë demokratët të bashkohen në PD, duke i qëndruar deklarimeve të tyre se do të respektojnë institucionet, logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco