VIDEO/ Vokshi: Lideri i opozitës, qartazi mbahet në arrest politik! Kushtetuta është grisur, ligji nuk zbatohet më!

17:32, 18/06/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e ftuar në TASK FORCE në SYRI TV, ka folur për vendimin e Apelit të GJKKO-së e cila nuk ndryshoi masën ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, edhe pse ende pas 4 vitesh nuk ka asnjë akuzë.

Sipas Vokshit, ‘nuk ka asgjë që mund ta pengojë një deputetë ndaj të cilit nuk ka një vendim të formës së prerë për një çështje, për më tepër zoti Berisha që prej datës 30 dhjetor 2023 mbahet në arrest shtëpiak pa akuzë’.

‘Çfarë ka kushtetuese më tani në Shqipëri sepse kushtetuta është grisur, ligji nuk zbatohet më, kushtetuta për deputetët e mazhorancës është vetëm fjala e Edi Ramës’, u shpreh Vokshi.

Vokshi: Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë, deputeti që është i mandatar, sidomos kreu i opozitës, personi i cili vetëm në zgjedhjet e fundit mori mbi 507 mijë vota, nuk është se nuk ka shkuar me dëshirën e tij në parlament, e ka të qartë Kushtetuta, nëse mungon me mungesa të pajustifikuara, apo për mungesë dëshire. Zoti Berisha ka bërë kërkesa për interpelancë, kërkesa për të marrë pjesë në seancat parlamentare të cilat janë refuzuar në mënyrë antikushtetuese nga ana e gjykatave.

Nuk ka asgjë që mund ta pengojë një deputetë ndaj të cilit nuk ka një vendim të formës së prerë për një çështje, për më tepër zoti Berisha që prej datës 30 dhjetor 2023 mbahet në arrest shtëpiak pa akuzë.

Po cili është ai politikan apo deputet i cili përfaqëson dhjetra apo qindra mijëra votues të tij mund të mbahet nën arrest pa akuzë?

Janë gati 4 vjet në hetime pa asnjë akuzë. Qartazi po mbahet në arrest politik.

E tha edhe zoti Elmar Brock, i cili është një nga politikat më të rëndësishëm në PE dhe CDU, i cili vendosi ta jepte mesazhin e tij nga dritarja e shtëpisë së Sali Berishës për të thënë që jo, një politikan një deputet nuk mund të mbahet në arrest pa akuzë dhe i ftoi institucionet shtetërore dhe të ‘drejtësisë së re’ që të rishihnin vendimin ndaj Sali Berishës si lideri i opozitës dhe si deputet.

E tha fare qartë, që një vend që kërkon të aderojë në BE, nuk mund të mbajtë kryetarin e opozitës nën arrest politik pa akuzë.

Çfarë ka kushtetuese më tani në Shqipëri sepse kushtetuta është grisur, ligji nuk zbatohet më, kushtetuta për deputetët e mazhorancës është vetëm fjala e Edi Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco