VIDEO/ Gjokutaj: Procesi ndaj Berishës është kthyer në një estradë juridike, lideri i opozitës mbahet politikisht në masë sigurie

17:22, 18/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në ‘SYRI TV’ më moderatoren, Sonila Meço për të diskutuar vendimin e gjykatës ku nuk heq masën e sigurisë për kreun e PD dhe liderit të opozitës ishte avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se jemi në një estradë politike pasi zgjatimi i afateve të hetimit për liderin e opozitës është një artificë për të lënë në arrest shtëpiak Berishën.

"Çështja e Berishës në vend që të merret si kauzës i vendimmarrjes ligjore për rikthimin e pronave pronarëve të ligjshëm është në kundërshti si nga forma dhe nga përmbajtja për vjedhjet ordinere që po ndodhi nga kjo qeveri.

Lidhur me çështjen e Berishës dua të them që kjo po zbehet dita ditës pasi vetë dinamika e hetimit po degradon në mbledhjen e dokumentave. Të kesh në dorë tre vjet një kallëzim dhe tetë muaj hetim dhe ti pas këtyre muajve të vendosësh që të bësh një akt ekspertimi është qesharake.

Akti  i tillë ekspertimi nuk ka lidhje me akuzat e SPAK ndaj Berishës dhe Malltezit, por është një justifikim procedural që të rrëmbejë një zgjatje tjetër afati për liderin e opozitës.

Terma e të tilla që të merren masa kundër zjarrit, kontributeve patriotik nuk kanë lidhje as të tërthortë jo më të drejtpërdrejtë me akuzën e korrupsionit pasiv të bërë nga një kryeministër në bashkëpunim me dhëndrin e tij.

Si nga pikëpamja e mekanizmit të ngjarjes si nga pikëpamja e shkakut dhe pasojës ku mos ekzistenca e njëkohshme e të cilave sjellë  automatikisht pafajësinë e të gjithë personave në hetim, pra kjo është një estradë juridike dhe e cila ka si qëllim mbulimin e korrupsionit galopant nga qeveria.

I gjithë spektri i fushës së drejtësisë ligjet po shkelen në mënyrë flagrante."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco