Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Si do shkohet në zgjedhjet e 2025?

VIDEO/ Xhemollari: Taksimi i profesioneve të lira nuk do të shtojë të ardhurat në buxhetin e shtetit

16:49, 18/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të komentuar protestën e bërë nga bizneset dhe qytetarët kudër projektligjit për taksimin e profesioneve të lira ishte aktivisti, Rigels Xhemollari.

Xhemollari është shprehur se taksimi i profesioneve të lira tani do të bëjnë që ata të shmangen taksimit dhe në të vërtetë shteti do të humbi më shumë se sa do të rikuperojë të ardhura në buxhetin e shtetit,=.

"Protesta për taksimin e profesioneve të lira është e vonuar. Ministria e financave ka thënë që nëpërmjet ligjit do të korrektojmë erozionin e evazionit që është prodhuar në vend.

Njerëzit kanë hapur secili nga një biznes në vete për të shmangur taksat. Këta individë përsëri paguajnë tatime, pasi i paguajnë si drejtues të këtre bizneseve, pra ata nuk i janë shmangur taksave. Me këtë ligj tani ata do të shmangen nga taksat, tani që  do ti mbyllin bizneset.

Që në janar ne kemi komunikuar me bizneset pasi do të rendojnë ën xhepat e tyre kur ti dalin këstet. Ne kemi shumë inspektorate në vend dhe menjëherë sa të dalin në protestë ata shkojnë dhe i bëjnë presion. Protesta në GJK tregon se këtu ka njerëz që duan ta ngrenë zërin.

Në universiteti ka dhe reagime pasi kemi ngritur shqetësimin se dy drejtues janë më plagjiatur dhe 800 pedagogë nuk protestojnë pasi kanë frikë nga hakmarrja e rektorit dhe drejtuesit të tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco