Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Si do shkohet në zgjedhjet e 2025?

'Rama priste krerët e bandave në zyrë'/ Balla shkon në Zvicër për të kërcënuar Ahmetajn me ekstradim

'Rama priste krerët e bandave në zyrë'/ Balla shkon në Zvicër për të kërcënuar Ahmetajn me ekstradim

16:39, 18/06/2024
A+ Aa A-

Pak ditë pasi Arben Ahmetaj bëri shumë bujë me deklaratat e tij se Edi Rama priste krerët e bandave në zyrën e tij, shënohet një zhvillim interesant.

Si për të treguar akoma më shumë se procesi është politik, Edi Rama ka nisur Taulant Ballën për në Zvicër.

Ky i fundit u takua në Bern me Ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans.

Balla e bën të qartë se qëllimi i vizitës së tij janë 'ekstradimet'.

"Synojmë të ngremë Ekipe të Përbashkëta Hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet”, thekson Balla në një postim enkas për këtë takim.

Kjo nuk është hera e parë që Rama dhe rrethi i tij kërcënojnë direkt dhe indirekt Ahmetajn pas komenteve dhe akuzave të forta që ka bërë ai në drejtim të kryeministrit.

Megjithatë kjo përpjekje e Ballës politizon edhe më shumë procesin dhe vjen në kohën kur mediat më të mëdha në kontinent flasin për Edi Ramën dhe qeverinë e tij si një narkoshtet.

Pak ditë më parë edhe mediat rumune raportuan se Rama dhe enturazhi i tij kanë korruptuar një gjeneral të shërbimeve sekrete për llogari të trafikut të kokainës nga karteli i Sinaloas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco