VIDEO/ Shqipëria ndër më të varfrat në Europë, Teliti: Qeveria i ka brakisur qytetarët si në kryeqytet dhe në fshatin më të largët të Shqipërisë

15:35, 18/06/2024
A+ Aa A-

Dorian Teliti nënkryetar i Këshillit Bashkiak i ftuar në 'Edicionin e Mesditës' në Syri Tv, komentoi varfërinë në Shqipëri, e cila sipas Telitit ka arritur majat 13 vitet e fundit.

“Është një vend që vetëm 1.5 milionë shqiptarë, ku këtu e 13 vite më parë kishte 2.9 milion shqiptarë rezidentë. Pjesa tjetër i është larguar këtij vendi sepse ky vend nuk të ofron jetësë dinjitoze”, shtoi Teliti.

Vendi jonë është një vend akualisht i pajetueshëm.

Është një vend që vetëm 1.5 milionë shqiptarë, ku këtu e 13 vite më parë kishte 2.9 milion shqiptarë rezidentë.

Pjesa tjetër i është larguar këtij vendi sepse ky vend nuk të ofron jetësë dinjitoze.

Këtu, çdokush kur gdhihet në mëngjes dhe kur del nga shtëpia do dali me kokën lart për të përballuar ato problematika që ka jeta .

Por anembanë Shqipërisë është bërë një vend i cili nuk të shërben, nuk është në krahun tënd.

Është një shtet është nje qeverisje e cila i ka brakisur qytetarët pavarësisht se ku ndodhen , në kryeqytet apo në fshatin më të largët të Shqipërisë.

Është gjithashtu një shtet që nuk ofron vende pune, është një vend që nuk i jep hapësirë biznesit për tu zhvilluar, përkundrazi e shtyp sipërmarrjen.

Është një vend që nuk lejon investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri për të investuar, nuk themi dot emrin e nje investimi të huaj që ka hapur vende pune gjatë këtyre viteve. 

Nuk themi dot një investitor të suksesshëm i cili me parimet e konkurrencës së lirë ja ka dalë të ecë përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco