SYRI TV/ Rrëzohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë, Gjokutaj: Kjo është estradë juridike

14:20, 18/06/2024
A+ Aa A-

Ndonëse hetimet që po kryen SPAK në këtë fazë nuk kanë lidhje me akuzën për të cilën hetohet lideri i opozitës Sali Berisha, Gjykata e Apelit nuk ka revokuar masën e sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e Irena Gjokës. Pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj e ka cilësuar këtë situatë një estradë juridike, ndërsa theksoi se prokurorët pas 4 vitesh hetime, ende nuk kanë kryer një akt-ekspertimi kontabël. 

Nga SYRI TV

Avokati Genc Gjokutaj e ka cilësuar estradë juridike, procesin hetimor dhe mos revokimin e masës së sigurisë për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. 
Gjykata e Apelit la në fuqi sot vendimin e Irena Gjokës, për informacionet dymujore të SPAK dhe mos shuarjen e masës së sigurisë, ndërsa avokati Gjokutaj ka zbardhur detaje rreth këtij procesi dhe fazës hetimore. 

Gjokutaj u shpreh për mediet se Berisha mbahet i izoluar në një kohë kur SPAK ka spostuar plotësisht veprimet hetimore, dhe hetimi aktual nuk ka lidhje me akuzën që po hetohet lideri i opozitës. 

“Ka spostuar orientimin e hetimit jashtë funksionit të veprës penale për të cilën akuzohet Berisha… nuk ka lidhje me dispozitën…”

“Fazat e hetimit i ka përcaktuar ligji. Berisha po qëndron në paraburgim ndërkohë që kjo fazë hetimi s’ka lidhje me të.”

Sa i përket fazës hetimore, Gjokutaj foli edhe mbi shkeljet ligjore të SPAK, që pas 4 vitesh hetime e me të hetuar pa akuzë që mbahen me masë sigurie, ende nuk ka kryer akt-ekspertimi kontabël, që gjithashtu nuk ka lidhje me hetimet që po kryen ndaj Berishës. 

“Nuk ka problem as mes pronarëve, as shitësve dhe blerësve… Një akt ekspertimi kontabël nuk bëhet pas 4 viteve hetim, por bëhet që në fillim, që nëse ka lëvizje…”

Avokati i kryedemokratit sqaroi edhe interesin e gazetarëve sa i përket mandatit dhe vendimeve antikushtetuese për të mos lejuar Berishën të marrë pjesë në seancat parlamentare.  

“Mandatin ia ka dhënë populli. Berisha nuk mungon në Kuvend pa arsye e kundër dëshirës së tij. Ne kemi bërë kërkesat dhe ata kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën dhe procedurën. Mandati i pacenuar…”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco