Seanca në Kushtetuese për profesionet e lira, gjykata vendos ndarjen e padive

Seanca në Kushtetuese për profesionet e lira, gjykata vendos ndarjen e padive

13:10, 18/06/2024
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese po zhvillon këtë të martë, 18 qershor, seancën mbi shqyrtimin e padive të bëra kundër ligjit të taksimit të profesioneve të lira.- Advertisement -

Për këtë ligj, janë depozituar tre padi të ndryshme, për të cilat Gjykatata Kushtetuese vendosi të shqyrtohen të ndara.

Kryetarja e kësaj gjykate, Olta Zaçaj, tha se tre çështjet janë ende në fazën e shqyrtimit parparak, çka e pamundëson bashkimin e tyre.

“Në lidhje me kërkesat, trupi gjykues mori vendim sa më poshtë: Lidhur me bashkimin e çështjeve, trupi gjykues konstaton se tre çështjet e tjera janë ende në fazën e shqyrtimit paraprak gjë që sipas nenit 19 të rregullores e bën të pamundur bashkimin e tyre. Në lidhje me objektin e çështjes sqarojmë se objekti i 1/5 të deputeteve mbetet autonom”, tha Zaçaj.

Avokati Marash Logu që përfaqëson deputetët e opozitës, gjatë seancës paraqiti shqetësimin e bashkimit të tre padive, pasi një gjë e tillë do të kufizonte objektin e tyre.

“Ne kemi kërkuar të shfuqizohet neni 24 pika 2, neni 69 pika 1 gërma dh, fjalia e dytë e ligjit 29/2023 për të gjitha profesionet e lira, ndërsa në objektin e rishikuar duket sikur ne kërkojmë vetëm për profesionet e kontabilistit, ekspertët kontabël dhe  ligjor dhe profesionet e avokatit. Në këtë kuptim duket sikur objekti i kërkimeve tona është reduktuar, megjithëse nuk ka një kërkim të tillë nga ana jonë. Pra nuk duam që të reduktohet kërkesa jonë. Në kërkesën që kanë bërë 1/5 e deputetëve të PD kërkohet shfuqizimi me efekt për të gjitha profesionet e lira dhe jo një kategori.

Kërkesat për pezullim duhet të merret parasysh, të shqyrtohet në një periudhë sa më të shpejtë. Kërkesa jonë është dorëzuar në shkurt të 2024, kanë kaluar 4 muaj dhe me kalimin e kohës edhe karakteri i urgjencës fillon të zbehet. Unë do kërkoja që për kërkesën që kanë të bëjnë me pezullimin e akteve ligjore të respektohet ajo që është afati i parashikuar në nenin 27 i rregullores, që parashikon një afat 10 ditor dhe vetëm në një rast përjashtimor mund të shtyhet”, tha Marash Logu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco