'Reagimi i Ambasadës së SHBA s'kishte asnjë risi', Këlliçi: Të bëjnë kujdes me të inkriminuarit Rama e Veliaj

'Reagimi i Ambasadës së SHBA s'kishte asnjë risi', Këlliçi: Të bëjnë kujdes me të inkriminuarit Rama e Veliaj

22:07, 17/06/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë, Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me përgjigjen që ktheu ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mediat e majta, pasi Gjykata e Apelit riktheu vulën te PD e drejtuar nga Sali Berisha.

I ftuar në A2CNN, Këlliçi theksoi se në reagimin e selisë diplomatike nuk ka asgjë të re, teksa SHBA duhet të tregojë kujdes që të mos ulë në krah njerëz të korruptuar si Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Këlliçi: Reagimi i SHBA nuk përbënte asnjë risi. Ritheksuan faktin se nuk mund të kenë bashkëpunim. Gjë që dihet. Por duhet që edhe ata të shtojnë kujdesin në raport me partneritetin që kanë me njërëz të inkriminuar dhe korruptuar siç janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Sepse të ulësh në krah Edi Ramën dhe Erion Veliajn dhe të kërkosh moral nga pala tjetër kjo nuk qëndron. Për kryebashkiakun është faktuar roli i tij në dosjen 5D.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco