Vettingu në Polici/ Gazetari zbulon prapaskenat: Vettingu në Polici, nëse po bëhet, po bëhet nga aplikacioni SKY

Vettingu në Polici/ Gazetari zbulon prapaskenat: Vettingu në Polici, nëse po bëhet, po bëhet nga aplikacioni SKY

21:57, 17/06/2024
A+ Aa A-
Gazetari Elkier Bushkolaj është shprehur se urdhëri për rinisjen e vettingut në Polici duket si një parapritë që i bëhet daljes së një tjetër dosjeje nga SPAK.
Komentet Bushkolaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se operacionet e zhvilluara nga SPAK kanë pasur si emërues të përbashkët drejtues të lartë të Policisë të inkriminuar.

Ai shtoi gjithashtu se nëse ka një vetting në Polici, ai po bëhet nga SPAK dhe aplikacioni SKY ECC.

“I ri është vetëm urdhëri, sepse vetting në Polici ka nisur prej vitesh. Nisi edhe çështja e testimit të efektivëve të Policisë sa i përket lëndëve narkotike, por nuk ka pasur asnjë sqarim për bjerrjen e këtij procesi.

Ky urdhër mua më duket më shumë si parapritë që i bëhet një dosjeje tjetër që mund të dalë nga SPAK. Në dy dosjet e para, te ‘Metamorfoza’ dhe ‘Revanshi’, kanë një emërues të përbashkët, kanë efektivë dhe drejtues të lartë të Policisë të përfshirë në aktivitete kriminale.

Pra numër shumë i lartë drejtuesish madhorë të Policisë të përfshirë në aktivitete kriminale. Vettingu në Polici nëse po bëhet po bëhet nga SPAK dhe aplikacioni SKY. Vetë kreu i SPAK u shpreh se kemi shumë probleme me operacionet e përbashkëta me Policinë, pikërisht për shkak të këtyre drejtorëve të inkriminuar”, tha Bushkolaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco