Artan Hoxha: Për Ilir Metën SPAK ka qenë në shërbim të qeverisë, tani po e thotë drejtpërdrejt

Artan Hoxha: Për Ilir Metën SPAK ka qenë në shërbim të qeverisë, tani po e thotë drejtpërdrejt

21:49, 17/06/2024
A+ Aa A-

Analisti Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se deklarimet e ashpra të Ilir Metës pas daljes nga selia e SPAK-ut, nuk janë asgjë e re, sepse ai ka qenë gjithnjë i mendimit që drejtësia e sotme nuk është gjë tjetër veçse një instrument në duart e Edi Ramës dhe këtë ai po e shpreh në formë të drejtpërdrejtë.

“Meta po e përcakton tani SPAK dhe Drejtësinë e Reformës, si në shërbim të qeverisë. Në përshtypjen time Ilir Meta këtë mendim e ka pasur me kohë dhe thjesht e shpalosi në një formë të drejtpërdrejtë dhe me veprime dhe gjeste metaforike, fjalë metaforike, që i dhanë forcë mesazhit të tij.

Por ai ka qenë gjithnjë i mendimit që drejtësia e sotme nuk është gjë tjetër veçse një instrument në duart e Edi Ramës, gjë që unë e ndaj si opinion dhe unë këto analiza kam bërë gjithmonë, që kjo është një drejtësi regjimi”-tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco