KAFE SHQETO/ Kaosi me turizmin në Gjirokastër, Emin Kokalari: Problemet kërcënojnë edhe përvojën e vizitorëve po edhe cilësinë e jetës së banorëve

10:55, 14/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë aktivisti nga Gjirokastra Emin Kokalari. Ai ka komentuar gjendjen kaotike në qytet për shkak të turizmit të pakontrolluar dhe mungesën totale te guidave të specializuara.

Emin Kokalari: Problemi përveç zhvillimit turistik qe ka marrë Gjirokastra e që duket qartazi në këtë rast unë dua të tregoj një fytyrë tjetër për problemet bazike që në vuajmë në çështjen e menaxhimit të turizmit pasi Gjirokastra është një xhevahir i trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë dhe po përballet me një mori problemesh që kërcënojnë jo vetëm përvojën e vizitorëve po edhe cilësinë e jetës së vete në banorëve ku jetojmë në vendin tonë. Mungesa e planifikimit dhe keq menaxhimi kanë krijuar një situate shumë kritike si një nga problemet më të mëdha të kohës së fundit është kaosi i parkimeve dhe bllokimi i rrugëve, Dua të bëj me dije se së fundmi është investuar në një parkim publik rreth 300 vendesh dhe nuk funksionin në mënyrë eficente siç duhet pasi të gjithë rrugët rreth e rrotull pazarit historik e lagjeve te ndryshme janë të mbushura nga parkingjet e makinave.

Arrin në një pikë ku në nuk vemi dot në shtëpi dhe jo më pastaj për urgjencat mjekësore apo shërbimet e shpëtimit që e kanë të pamundur të arrijnë në kohë për shkak të bllokimit të rrugëve që ndodh në një mënyrë jashtëzakonisht kaotike. Gjithashtu përveç bllokimit të rrugëve, menaxhimi i turizmit shikoj një problem shumë të madhe edhe tek pjesa e mënyrës se si organizohet. Ne kuptimin se Gjirokastra është një qytet me një turizëm kryesisht kulturor dhe arkitekturor dhe turizmi nuk po kanalizohet farë dmth, në këtë farë drejtimi për arsye, e unë jam i sigurte, se nuk ka asnjë turist që e di se kur daton ndërtimi i kalasë apo kur është ndërtuar pazari apo pjesën akrkitekturore që mban. Te kjo pjesë nuk ka një informacion sic duhet dhe dinjitoz për këtë. Por po ndiqet nje lloj trendi ku të gjithë këta turistë që po kanalizohen dhe që shkojnë natën në këto pub-et që janë hapur, e që nuk jam kundra hapjes, por nuk ka një guidë të mirëfilltë ku turistin në të mund ta kanalizojmë dhe ta mbajmë për të paktën dy ose tre ditë. Dmth kemi aq shumë atraksione rreth një qyteti shumë të vogël me të cilin jemi shumë afër. Jemi gjysmë ore larg liqenit, jemi gjysmë ore larg detit, jemi gjysme ore larg malit. Dmth kemi çfarëdo lloj gjeje që mundet të zgjidhet dhe të organizohet për të ndihmuar turizmin…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco