Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratori, një skandal i madh me emrin 'SPAK'

Rektori ‘kopjac’ Artan Hoxha ngre në revoltë pedagogët. Protestë kundër plagjiaturës para Rektoratit të UT-së

10:33, 14/06/2024
A+ Aa A-

Pedagogu, Lush Susaj është bërë pjesë e protestës së organizuar nga qëndresa qytetare sa i përket plagjiaturave në sistemin universitar.

Susaj është shprehur se Universiteti Politeknik i Tiranës është 4000 mijë vende pas universitetit të Beogradit, 2000 mijë vende pas universitetin e Prishtinës dhe nuk e meriton rinia një standard të tillë arsimi.

"Përfaqësuesi i sindikatës së punonjësve të  universiteteve të Shqipërisë dhe jam sot këtu për të mbështetur protestën dhe cilëndo protestë kundër paligjshmërisë.

Ne e dimë se çfarë ndodhi pas mbytjes dhe kapjes së protestës së studentëve dhe profesorëve të universiteteve. Ne duam vetëm që shkollat dhe universitetet ti rikthehen rinisë shqiptare.

Ju them me një keqardhje të thellë që pavarësisht ngritjes së zërit ku kërkuam që institucionet të hartonin ligjet dhe rregullore ku të siguronin kandidimin, garën, meritokracinë, nepotizmit asgjë nuk u bë.

Universiteti ynë Politeknik i Tiranës është 4000 mijë vende pas universitetit të Beogradit, 2000 mijë vende pas universitetin e Prishtinës dhe nuk e meriton rinia një standard të tillë arsimi.

 Problemi i plagjiaturës nuk është vetëm problem ligjore por edhe mora, një person që ka probleme me plagjiaturë nuk duhet kurrë të nisi garë por nëse ka probleme me moralin për tu tërhequr nuk duhet që pedagogët ta votojnë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco