VIDEO/ Protesta e Piranjave, Lapaj: Taksë patronazhi nuk ka efekt ekonomik

10:22, 14/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në 'SYRI TV' për të diskutuar projektligjin mbi tatimin e profesioneve të lira ishte avokati, Adriatik Llapaj dhe aktivisti, Florian Binaj.

Të ftuarit janë shprehur se  qeveria ka si qëllim eliminimin e shtresë së mesme ndërsa tatimi profesioneve të lira do të krijojë pakënaqësi pasi po varfërohen qytetarët.

"Ne nuk mund të ja bëjmë trurit të vështirë dhe byrekut të lehtë. Në dy biznese, pra ai që bën xhiro 8 milionë lekë të reja në vit ku njëri shet byrekë dhe tjetri shet mendim, avokati,  juristi, ekonomisti, pra ai që shet byrek nuk do ta paguajë 15 % ndërsa ai që shet endnim do ta paguajë.

Përse këtë që është lodhur më shumë me shkolla dhe specializime e taton më shumë dhe tjetri që vetëm shet produkte nuk e taton.

Këtë fasho të qeverisë duhet ta heqim pasi duhet të ndihmohet krijimi dhe forcimi i shtresës së mesme në vend."

Binaj ka theksuar se jetojmë nw njw kryeqytet i cili nuk ka një teatër nuk ka një muze dhe ka një tufë artistësh i shërbejnë pushtetit dhe pjesa tjetër hesht .

"Të gjithë e dimë se në shoqëri është krijuar përçarje sa i përket tatimit për profesionet e lira. Qëllimi është ti mbyllet goja, ku në fakt ky vend ose kryeqyteti jonë nuk ka një teatër nuk ka një muze dhe ka një tufë artistësh i shërbejnë pushtetit dhe pjesa tjetër hesht .

Nuk është çudi që ti priten krahët dhe shtresës së artistëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco