Apeli vendos për Belerin, në sallë ambasadorja greke e shumë mbështetës

Apeli vendos për Belerin, në sallë ambasadorja greke e shumë mbështetës

09:56, 14/06/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme do të mbahet seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Të pranishme në sallë do të jenë edhe media greke, ambasadorja greke dhe shumë mbështetës të tij.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri në një intervistë telefonike nga burgu deklaroi se nëse Gjykata e Apelit e shpall të pafajshëm, do të zgjedhë të jetë kryebashkiak i Himarës, dhe jo deputet në Parlamentin Europian.

Fredi Beleri tha se ka besim te drejtësia dhe se, nëse nuk do e gjejë në Shqipëri të drejtën e tij, më pas do e kërkojë atë në Gjykatën e Strasburgut.

Gjitashtu, Beleri deklaroi se nëse shkon në Parlamentin Europian, do të mundohet të japë kontributin e tij edhe për Shqipërinë, pasi për të, Shqipëria nuk është Edi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco