'Eurodeputeti Beleri'/ Spaho: PE do ta detyrojë Shqipërinë të tërhiqet

'Eurodeputeti Beleri'/ Spaho: PE do ta detyrojë Shqipërinë të tërhiqet

09:58, 13/06/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Edmond Spaho mendon se parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një paradhomë të Partisë Socialiste, ku vendimet merren nga mazhoranca pa respektuar as ligjet, as rregulloret dhe duke e nëpërkëmbur haptazi opozitën. Shembulli më i freskët ishti ai i djeshmi, kur u zhvillua një ditë më herët seanca e zakonshme e së enjtes, pasi qeveria dhe deputetët e majtë donin të shkonin në Gjermani për të ndjekur kampionatin evropian të futbollit.

I ftuar sot në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Spaho ndër të tjera tha:

“Të ishte vetëm ky rast, do t’ia bënim hallall, por ky Kuvend prej tre vjetësh sillet në këtë formë, - u shpreh ai. -  Është kthyer si një paradhomë e PS-së, ku vendimet merren në kundërshtim me Kushtetutën, me legjislacionin dhe rregulloren e Kuvendit.

Në mënyrë arrogante, pa përfillur pjesën tjetër, opozitën, rasti i djeshëm ishte një nga shumë rastet, ndoshta jo më sinjifikativi, por mund të sjell në vëmendjen tuaj qëndrimet që mbahen ndaj zotit Berisha.

Prej shumë e shumë muajsh, ku mazhoranca i jep atribute vetes për të përcaktuar se kush është deputet dhe kush nuk është, në një kohë që është vullneti i zgjedhësve që ai që përcakton se kush do të jetë deputet.

Njëkohësisht e konsideron atë si të dënuar, në një kohë që jo vetëm në legjislacionin ndërkombëtar, por edhe në legjislacionin tonë, prezumimi i pafajësisë është një nga elementet  thelbësorë dhe nuk mund ta pengosh deputetin të ushtrojë një nga funksionet e tij që ia jep mandati i deputetit, sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë.

Ju do të shikoni shpejt rastin e eurodeputetit Fredi Beleri, ku Parlamenti Evropian do ta detyrojë Shqipërinë të tërhiqet, do ta lejojë të betohet dhe njëkohësisht, pavarësisht nëse do ta dënojnë apo jo, do të shkojë në Strasburg dhe Bruksel që të ushtrojë funksionet e tij sepse kështu është ligji ndërkombëtar.”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco