Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit/ Këlliçi: Goditje e rëndë ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës

Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit/ Këlliçi: Goditje e rëndë ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës

17:36, 29/05/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, mbi sulmin e bërë sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Postimi i plotë:

Dënoj me forcë aktin e dhunës ndaj avokatit të mirënjohur Sokol Mëngjesi! Ky sulm i papranueshëm është një goditje e rëndë ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Dhuna barbare ndaj avokatëve, të cilët mbrojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve, nuk ka vend në shoqërinë tonë, aq më pak në mes të Tiranës.

Të gjithë ne duhet të jemi pranë Sokolit dhe familjes së tij në këtë moment të vështirë dhe ta mbështesim atë fuqimisht në luftën kundër krimit dhe dhunës. Autoritetet duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ndëshkuar autorët dhe për të garantuar sigurinë e avokatëve në kryerjen e detyrës së tyre profesionale.

Qëndro i fortë, Sokol! Rezisto siç di ti të bësh! Jam me ty dhe me të gjithë ata që kërkojnë drejtësi dhe siguri për të gjithë qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco