Sulmi barbar ndaj Sokol Mëngjesit/ Gazetari: Avokati u sulmua nga tre persona, ngjarja vrasje në tentativë

17:24, 29/05/2024
A+ Aa A-

Avokati, Sokol Mëngjesi është shtruar në intubim pas dhunës së shtruar barbarisht ndaj tij nga tre persona.

Mësohet se intubimi i avokatit vjen pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij në orët e fundit.

Mëngjesi është dhe avokati mbrojtës i Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga arrestimi politik që i’u është bërë atyre.

I ftuar në edicionin e orës 16:00 në 'Syri Televizion' gazetari Bushkolaj shprehet se rasti konkret është një rast shumë i rëndë që tregon edhe një herë që personat e inkriminuar kanë guximin që të godasin këdo.

Deklarata e tij:

‘Po flasim për një nga juristët më të njohur në vend që për ironi të fatit bie pre e një akti vetëgjyqësie që normalisht besoj se në çdo rrethanë kjo do të kishte qenë zgjidhja e fundit që do merte përsipër edhe vetë zoti Mëngjesi.

Një detaji që ka qenë mjaft i rëndë në këtë ngjarje është se sapo kishte çuar fëmijët në shkollë dhe ky është një detaji që tregon se zoti Mëngjesi nuk po ruhet, sepse nëse ai do kishte marrë masa sigurie mund të kishte marrë shoqërues sepse është njeri që i mund t’i bëjë pritë një situatë të tillë.

Ai ishte një sulm i papritur dhe agresiv dhe më bëri përshtypje komunikata e policisë  që ishte shumë e vakët dhe de-facto duket që në fund të ditës kemi të bëjmë me një tentativë vrasjeje.

Rasti konkret është një rast shumë i rëndë që tregon edhe një herë që personat e inkriminuar kanë guximin që të godasin këdo.

Nga shqyrtimi kamerave të sigurisë del që e kanë pritur zotin Mëngjesi që të mbërrinte në ambjentet e kopshtit ku ka lënë djalin e mitur, aty i janë afruar dhe e kanë goditur dhe dy prej tyre kanë marrë pjesë në sulmin fizik ndaj tij dhe nga informacionet që kemi, ai ka marrë goditje shumë të forta në kokë dhe aktualisht është në tubim'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco