Dhuna barbare ndaj Sokol Mëngjesi/ Shehu: Masakra e avokatit-kur krimi zotëron shtetin

Dhuna barbare ndaj Sokol Mëngjesi/ Shehu: Masakra e avokatit-kur krimi zotëron shtetin

17:18, 29/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar për sulmin barbar me mjete të forta ndaj Avokati Sokol Mëngjesi.

Në postimin e tij në Facebook, Shehu thekson se kjo është një masakër që ndodh kur krimi gjunjëzon shtetin.

Sipas Shehut ka edhe më keq, kur shteti rob i krimit, përdor krimin duke krijuar një amallgam tejet të rrezikshme.

Postimi i plotë:

Masakra e avokatit-kur krimi zoteron shtetin!

Ne qender te Tiranes, diten; kjo ndodh kur shteti “gjunjezohet” para krimit.

E krimi trimerohet e e ndjen vehten “zot” te gjitheckaje, edhe te jetes se qytetareve.

Por ka edhe me keq, kur shteti rob i krimit, perdor krimin, duke krijuar nje amallgam tejet te rrezikshem.

Dhe e peson qytetari, nepunesi, profesionisti si ai avokati, qe po ecte qetesisht ne mes te dites, ne rrugen e tij, per ne punen e tij.

Dhe qe aktualisht eshte ne gjendje serioze, duke u mjekuar ne Qendren e Reanimacionit te traumatologjise.

I uroj sherim te plote e sa me te shpejte.

Duke pasur besim te plote edhe te mjeket e afte e te perkushtuar, qe po e ndjekin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco