Bardh Spahija: Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi është akt barbar

Bardh Spahija: Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi është akt barbar

15:40, 29/05/2024
A+ Aa A-

Pas sulmit barbar për shkak të detyrës ndaj avokatit të liderit të opozitës, Sokol Mëngjesi, ka reaguar anëtari j kryesisë së PD, Bardh Spahija.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spahija shkruan se sulmi i sotmë tregon nënshtrimin e plotë të shtetit të kapur dhe të kontrolluar plotësisht nga krimi.

Reagimi:

Ky akt barbar tregon situatën reale ku e ka zhytur vendin një pushtet që vret, dhunon vjedhë, shkel çdo të drejtë apo lë në mëshirë të fatit e nën thundrën e krimit njerëzit e ndershëm, nga profesionistët e nderuar si rasti i Av. Sokol Mëngjesi, e deri tek çdo qytetar i këtij vendi që shkelet e dhunohet nga një shtet kriminal që me krim mban pushtet dhe me pushtet mbron krimin.

Sulmi në mes të kryeqytetit, ndaj një prindi që përcjell fëmijën në kopësht tregon qartë gjëndjen alarmante të krimit në Shqipëri.

Mbështetësit, nxitësit dhe garanti për mos ndëshkimin e krimit janë pikërisht në zyrat e shtetit, të cilat janë të mbushura me kriminelë në të gjitha nivelet dhe aty ku nuk ka kriminele, zyrat e shtetit janë të mbushura me borxhlinjë ndaj krimit i cili i mban në pushtet dhe me të cilin pasurohen në kurriz të njerëzve të ndershëm dhe punëtorë.

Inkriminimi i tejskajshëm i shoqërisë shqiptare nuk është rastësi por rezultat i modelit të bashkëpunimit shtet-krim që promovoj dhe realizoj Rama në këto 11 vite.

Është kjo arsyeja pse krimi ndihet i paprekshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco