‘Pickoj veten se nuk e besoj që jam ministër’-Iriqi bisedon me Taulant Ballën

‘Pickoj veten se nuk e besoj që jam ministër’-Iriqi bisedon me Taulant Ballën

15:36, 29/05/2024
A+ Aa A-

Iriqi:-Po shoh krahët që i ke plot njolla. T’i bën gruaja apo Rama?

Balla:-I bëj vetë, more. Në çdo një orë pickohem keq. Nuk pushoj.

Iriqi:-Pse?

Balla:-Se nuk besoj që jam ministër. Aq më shumë ministër i Brendshëm.

Iriqi:-S’beson nga që nuk e meriton?

Balla:-Po qe për meritë as Rama nuk duhet të jetë në krye. Se me një dalje nudo veç në Shqipëri merr vota.

Iriqi:-Opozita thotë se krimi në vend ka njohur veç rritje.

Balla:-Thuaj shyqyr me kaq. Pritej rritje më shumë.

Iriqi:-Pse më shumë?

Balla:-Se çdo vrasës apo vjedhës te ne ka në krah ose një deputet,ose një ministër. Sa mëson policia për x grabitje dhe nuk e arreston shkaktarin unë uluras.

Iriqi:-Dhe?

Balla:-Dhe më thonë,nuk e fusim dot në burg se ky na sjell vota. Dorëzohem. Po fat i mirë që këta keqbërës nuk janë aq të egër. Vrasin psh një të pafajshëm në ditë e me kaq e mbyllin. Se mund të korrnin nga 6 a 7 në ditë e s’ke ç’iu bën.

Iriqi:-Po ti pse s’jep dorëheqje atëherë?

Balla:-Dhe po dhashë dhe po s’e dhashë ministrin nuk e pjerdh kush. Policia varet nga Rama, gjykata nga Rama, kadastra nga Rama…

Iriqi:-Po nga ty kush varet?

Balla:-Deri dje varej shoferi.

Iriqi:-Pse deri dje?

Balla:-Se tani gruaja solli shofer një kushëririn e saj. Pra tani varem unë nga shoferi.

Iriqi:-Si e shtyn ditën atëherë?

Balla:-Marr në celular këta hajdutët. U lutem të më sjellin ndonjë gjë dhe mua. Me rrogë nuk shtyhet. Janë zemërgjerë çunat. Më kanë sjellë ca torba me euro.

Iriqi:-Në 2025 do blini sërish vota?

Balla:-Jo. Nuk do blejmë. Populli do i blejë vetë. Se ne tani ia marrim votën me lekët e buxhetit. Pra ua blejmë me lekët e tyre. Ndaj krijuam inceniratorët.

Iriqi:-Dmth shtyn kohën në zyrë?

Balla:-Dhe shoh Reis Çiçon. Profesionist i vërtetë. Jep lajme për mua dhe si nuk qesh fare ai njeri! Bravo!

Iriqi:-Ke ndonjë ëndërr?

Balla:-Po. Dua të fitoj një çmim OSCAR.

Iriqi:-Do luash në ndonjë film?

Balla:-Jo, jo. Dua ta fitoj një Oscar, por pa luajtur fare në film. Se po luajta e kam të sigurt në xhep. Ik Iriq se doli Reiz Çiço e do flasë për mua. Ik!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco